Zelensky: Ukraina po ndihmon vendet e Lindjes së Mesme për të rrëzuar dronët iranianë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij ka ndarë përvojën ushtarake me disa shtete të Lindjes së Mesme për neutralizimin e dronëve iranianë.
Gjatë një vizite në rajon javën e kaluar, Zelensky bëri të ditur se ekspertë ushtarakë ukrainas janë dërguar për të demonstruar përdorimin e interceptorëve dhe teknikave të luftës elektronike kundër dronëve tip “Shahed”, të prodhuar nga Iran.
Sipas tij, këto sisteme janë përdorur me sukses në më shumë se një vend në rajon, duke ndihmuar në rrëzimin e dronëve të lëshuar gjatë sulmeve të fundit.
“Ne u treguam disa vendeve se si të përdorin interceptorët. A i shkatërruam ‘Shahed’-ët iranianë? Po. Dhe jo vetëm në një vend, por në disa. Ky është një sukses,” u shpreh Zelensky.
Ukraina ka përvojë të gjatë në luftimin e këtyre dronëve, të cilët Teheran i ka furnizuar më parë Rusisë në konfliktin në Ukrainë.
We sent our military experts to the Middle East, including specialists in interceptor drones and electronic warfare. We demonstrated to some countries how to work with interceptors. Did we destroy Iranian “shaheds?” Yes, we did. Did we do it in just one country? No, in several.…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 10, 2026
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta