Agjencia e OKB-së paralajmëron për krizë shkatërruese humanitare në Liban

10 Prill 2026 | 13:07

Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar për një krizë “shkatërruese humanitare” në Liban, ndërsa situata në terren vazhdon të përkeqësohet.

Sipas agjencisë së OKB-së, më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në 48 orët e fundit janë raportuar qindra viktima si pasojë e sulmeve.

Të dhënat paraprake nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëjnë të ditur se të paktën 303 persona janë vrarë dhe 1,150 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite gjatë së mërkurës.

Drejtoresha e WFP-së për Libanin, Allison Oman Lawi, theksoi se organizata ka qenë në terren që nga fillimi i krizës, duke ofruar ndihmë ushqimore dhe financiare për qindra mijëra qytetarë.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se vazhdimi i operacioneve humanitare varet nga sigurimi i aksesit të qëndrueshëm dhe të sigurt në zonat e prekura.

“Pa siguri dhe pa mundësinë për të arritur njerëzit kudo që janë, përfshirë zonat më të goditura, bëhet shumë më e vështirë të ofrohet ndihma jetike nga e cila varen familjet,” u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026