VIDEO/ Aktivizohet vullkani Kilauea në Hawaii, llava shpërthen mbi 200 metra në ajër
Vullkani Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka shpërthyer të enjten. Llava shpërtheu mbi 200 metra në ajër në Ishullin e Madh të Havait.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), “shatërvanët” e llavës filluan të shpërthejnë nga vullkani pas orës 11:00 sipas kohës lokale. Të enjten në mbrëmje, re tymi dhe llavë po derdhej poshtë shpatit.
Parku kombëtar i vullkaneve në Hawaii, një destinacion i njohur turistik për ata që janë kuriozë të shohin aktivitetin vullkanik, u mbyll të enjten për shkak të shpërthimit.
Shërbimi i Parkut Kombëtar i paralajmëroi vizitorët të veshin mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe mbrojtëse për sytë për të minimizuar ekspozimin ndaj hirit vullkanik ose tefrës, fragmente të vogla vullkanike prej qelqi.
Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim për reshje hiri për rajonin juglindor të Ishullit të Madh deri në mesnatë sipas kohës lokale.
“Tefra e madhe e ngjashme me shkumë, deri në madhësinë e një topi futbolli, mund të bjerë pranë majës dhe deri në disa milje në drejtim të erës”, shkroi agjencia. Grimca të vogla të materialit vullkanik mund të shkaktojnë acarim të syve dhe të frymëmarrjes.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, Kilauea ka shpërthyer dhjetëra herë që nga viti 1952. Kohëzgjatja e shpërthimeve të kaluara ka variuar nga dy javë deri në mbi një vit.
Një episod i kohëve të fundit në vitin 2018 ishte katastrofik, me rrjedhën e lavës që përfshiu shtëpitë dhe zhvendosi banorët.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset