Kryeparlamentari iranian: Negociatat mund të fillojnë pasi SHBA të përmbushë këto 2 kushte

10 Prill 2026 | 17:21

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf ka deklaruar se negociatat me Shtetet e Bashkuara nuk mund të fillojnë kur Uashingtoni të përmbushë dy kushte kryesore.

Në një postim në X, Ghalibaf tha se një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat.

“Dy nga masat e dakordësuara reciprokisht midis palëve ende nuk janë zbatuar: një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit para fillimit të negociatave. Këto dy çështje duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat”, shkroi ai.

Kërkesa për lirimin e aseteve të bllokuara ka qenë një çështje e përsëritur në negociatat e kaluara, por kjo është hera e parë që është ngritur si parakusht për bisedimet e ardhshme të armëpushimit. Ghalibaf është një nga emrat që pritet të udhëheqë delegacionin e Teheranit gjatë bisedimeve të fundjavës në Pakistan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026