Shefi i OKB-së mirëpret bisedimet SHBA-Iran, kërkon angazhim me mirëbesim
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpriti të premten bisedimet e ardhshme SHBA-Iran të ndërmjetësuara nga Pakistani, duke i nxitur të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, sipas zëdhënësit të tij.
“Sekretari i Përgjithshëm mirëpret bisedimet SHBA-Iran që po ndërmjetësohen nga Pakistani dhe janë planifikuar të fillojnë në Islamabad gjatë fundjavës”, tha zëdhënësi zyrtar i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB, Stephane Dujarric gazetarëve.
Guterres “u bën thirrje palëve të shfrytëzojnë këtë mundësi diplomatike, të angazhohen me mirëbesim drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse me qëllim uljen e tensioneve dhe parandalimin e armiqësive”, sipas Dujarric.
Ai gjithashtu vuri në dukje se i dërguari i tij personal, Jean Arnault, mbetet në rajon për të mbështetur përpjekjet diplomatike të vazhdueshme.
Bisedimet vijnë në mes të një armëpushimi të brishtë dyjavor midis Uashingtonit dhe Teheranit të njoftuar të martën dhe që synon të krijojë hapësirë për diplomaci pas javësh tensionesh të larta.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u largua nga Uashingtoni të premten për të marrë pjesë në bisedimet në Islamabad, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe këshilltarin Jared Kushner, të cilët më parë ishin të përfshirë në kontakte indirekte me zyrtarët iranianë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta