Pas përplasjes me Trumpin dhe Izraelin, Sanchez e quan Spanjën model për BE-në
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i kërkoi të premten Evropës të “ëndërrojë për gjëra të mëdha” dhe jo vetëm të mbrojë interesat e saj, por të bëhet lidere në një botë gjithnjë e më të trazuar.
“Sfida e Evropës nuk është vetëm të riarmatoset për të adresuar problemet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe të riarmatoset moralisht, në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqësor në të gjithë botën”, tha Sanchez.
Kryeministri tha se në një moment kur SHBA-të kanë hequr dorë nga bashkëpunimi ndërkombëtar, Evropa ka detyrimin të ndërhyjë për të mbushur këtë boshllëk. Dhe në këtë kontekst, Spanja po e paraqet veten si liderja që pjesa tjetër e BE-së duhet ta ndjekë.
“Ka elementë të modelit spanjoll që funksionojnë: është e mundur të rritet dhe të krijohet punësim i qëndrueshëm, të shpërndahet pasuria dhe gjithashtu të mbrohet mjedisi pa sakrifikuar njërën për përfitimin e tjetrës”, tha kryeministri.
Sanchez argumentoi se, që nga bashkimi me bllokun evropian katër dekada më parë, Spanja jo vetëm që ishte bërë një demokraci e konsoliduar me një ekonomi në lulëzim, por edhe një pioniere në fusha si energjia dhe klima. Ai përmendi si shembull përhapjen masive të burimeve të rinovueshme të energjisë në Madrid, duke gjeneruar gati 60 për qind të energjisë elektrike të Spanjës, vendi deri më tani ka shmangur goditjen nga çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë që lidhen me luftën në Lindjen e Mesme.
Ndërsa bëri thirrje që blloku të përforcojë mbrojtjen e tij me projekte të përbashkëta si krijimi i një ushtrie evropiane, udhëheqësi spanjoll tha se BE-ja duhej të mbante qëndrime të forta morale në nivel global. Për këtë qëllim, Sanchez tha se ishte e domosdoshme që Brukseli të pezullonte marrëveshjen e bashkëpunimit me Izraelin për të protestuar kundër mungesës së respektit të tij “flagrant” për ligjin ndërkombëtar.
Sanchez është një nga kritikët më të zëshëm të Evropës ndaj operacioneve ushtarake të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Gaza dhe Liban. Ai është “përplasur” gjithashtu me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe ka kundërshtuar me forcë luftën e SHBA-së dhe Izraelit në Iran.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)