Franca thirrje Libanit të përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit

12 Prill 2026 | 15:58

Një zëdhënës i Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, Pascal Confavreux bëri thirrje që Libani duhet të përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Sulmet në Liban duhet të ndalen”, tha Confavreux duke shtuar se vendi është destabilizuar rëndë me 1 milion njerëz të zhvendosur tani.

Sipas tij ky destabilizim do të jetë vetëm një shpërblim për Hezbollahun në të ardhmen duke iu referuar grupit militant të mbështetur nga Irani në Liban, të cilin Izraeli e ka vënë në shënjestër.

“Irani duhet të ndalojë së terrorizuari Izraelin përmes Hezbollahut”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë thënë se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes dyjavore të armëpushimit të arritur të martën e kaluar, në kundërshtim me pikëpamjet e Iranit dhe Pakistanit.

Izraeli ka vazhduar të sulmojë Hezbollahun që nga shpallja e armëpushimit, me sulme më vdekjeprurëse të raportuara nga mediat lokale në Libanin jugor gjatë natës. Bisedimet midis diplomatëve izraelitë dhe libanezë pritet të zhvillohen këtë javë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026