Kina kërkon mbrojtjen e armëpushimit SHBA-Iran: Të mbahet një qëndrim i qartë!

13 Prill 2026 | 18:12

Kina deklaroi të hënën se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë një qëndrim të qartë kundër çdo veprimi që rrezikon armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, në një kohë kur SHBA ka nisur bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një telefonate me ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Ishaq Dar, shefi i diplomacisë kineze Wang Yi theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për të nxitur dialogun dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

Ai nënvizoi se prioritet mbetet parandalimi i rindezjes së konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ruajtja e armëpushimit të arritur me vështirësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026