Mbi 500 mijë viktima nga COVID-19 në Brazil
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Brazil i ka kaluar 500 mijë, duke u bërë kështu shteti i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
Ekspertët i tremben faktit se shpërthimi i pandemisë mund të përkeqësohet për shkak të vaksinimit të ngadaltë dhe fillimit të dimrit.
Instituti shëndetësor Fiocruz thotë se situata është “kritike” dhe se vetëm 15% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht.
Nga ana tjetër, presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi fizik. Po ashtu ai është kritikuar rëndë për moszbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave për mbajtjen e maskave.
Opozita akuzon presidentin për vonimin e blerjes së vaksinave për arsye politike, pasi ai vazhdimisht ka ulur ashpërsinë e pandemisë.
Një mesatare prej 70,000 rastesh me COVID janë konfirmuar çdo ditë në javën e fundit në Brazil.
Shkalla e përdorimit të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv mbetet në ose mbi 80% në shumicën e shteteve, dhe ekspertët paralajmërojnë se fillimi i dimrit në hemisferën jugore, javën e ardhshme, mund të sjellë më shumë infeksione.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta