Humb jetën në një aksident rrugor ish portieri i Arsenalit dhe Liverpoolit, Alex Manninger
Ish-portieri i Arsenalit dhe Liverpoolit , Alex Manninger, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, për shkak të një aksidenti me makinë në vendlindjen e tij, Austri.
Ish-portieri i ekipit kombëtar humbi jetën këtë të enjte ku sipas mediave lokale, makina e Manninger ishte përplasur teksa po kalonte një kryqëzim hekurudhor në Pabing, pranë Nussdorf am Haunsberg, rreth orës 8:20 të mëngjesit.
Besohet se Manninger është ndihmuar nga ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët e nxorën nga automjeti i tij, duke mos mbijetuar dot.
Sipas raportimeve, Manninger godit nga një tren me afro 25 pasagjerë në bord të cilët nuk janë lënduar.
Një hetim nga prokurori publik mbi rrethanat e aksidentit thuhet se është duke vazhduar.
48-vjeçari u bë lojtari i parë austriak që shkëlqeu në Premier League pasi nënshkroi për Arsenalin në vitin 1997 dhe vazhdoi të fitonte titullin e ligës dhe Kupën FA me Gunners gjatë 39 paraqitjeve të tij në veri të Londrës.
“Të gjithë në Arsenal janë të tronditur dhe thellësisht të trishtuar nga ndarja tragjike e ish-portierit, Alex Manninger”. Të gjitha mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë tepër të trishtueshme.U prehsh në paqe, Alex”, thuhet në deklaratën e klubit të fuytbollit.
Juventusi, ku ai fitoi ligën, gjithashtu i bëri homazh profesionalizmit dhe karakterit të Manninger.
“Sot është një ditë vërtet zemërthyes”. Ai na ka lënë jo vetëm një atlet të shkëlqyer, por edhe një njeri me vlera të rralla: përulësi, përkushtim dhe një seriozitet të jashtëzakonshëm profesional.”
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta