Pas 15 muajve izolim, të rinjtë spanjollë i rikthehen jetës së natës
Pas pesëmbëdhjetë muaj mbyllje dhe izolim rikthehet jeta e natës në Barcelonë e jo vetëm, por në shumë rajone spanjolle.
Klubet e natës rihapën dyert nga 20 qershori duke mirëpritur të gjithë ata, të cilët janë të dhënë pas argëtimit në orët e vona.
Ndërkohë, të rinjtë spanjollë u shprehën të entuziazmuar që jeta e tyre po i rikthehet normalitetit.
“E vërteta ka qenë dramatike, ka qenë diçka shumë e vështirë për të gjithë. Sektori i jetës së natës u mbyll i pari dhe ne jemi të fundit që u hapëm, kështu që nëse pandemia ka prekur shoqërinë spanjolle në një nivel të tillë, imagjinoni se si i ka prekur ata që u mbyllën të parët dhe u hapën të fundit. Ishte vërtetë e vështirë”, – shprehet një DJ.
E vërtetë që klubet e natës u rihapën, por ende duhet të zbatohen masat anti-COVID, të tilla si: me kapacitet deri në 50%, detyrimi për të mbajtur maskë brenda, koha e mbylljes në 3:30 të mëngjesit dhe mbajtja e një regjistri të të pranishmëve.
Ky i fundit duhet të mbahet për një muaj për të gjurmuar klientët nëse ka raste të COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta