Irani do të vendosë tarifa për anijet që kalojnë Ngushticën e Hormuzit

17 Prill 2026 | 19:58

Një anëtar i ekipit negociator të Iranit, Mahmoud Nabavian ka deklaruar të premten se disa anije tregtare do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, por vetëm pasi të paguajnë tarifa.

Nabavian këtë çështje e lidhi edhe me marrëveshjen e armëpushimit në Liban, pavarësisht se presidenti amerikan, Donald Trump mohoi se të dy çështjet ishin të lidhura.

Si Trump ashtu edhe zyrtarët iranianë kanë lëshuar pretendime kontradiktore në lidhje me marrëveshjen për rihapjen e Hormuzit dhe mirëkuptimin më të gjerë që po negociohet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Megjithatë, asnjëri vend nuk ka publikuar një tekst zyrtar të marrëveshjes. Trump në një reagim në Truth Social tha se Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë dhe se nuk do të përdoret më si armë kundër botës.

Ai më para njoftoi se kishte marrë një telefonatë nga NATO teska shtoi se kur SHBA kishte nevojë për ta u treguan të padobishëm.

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi njoftoi këtë të premte se Ngushtica e Hormuzit është hapur plotësisht për periudhën e mbetur të armëpushimit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026