Zgjedhjet në Armeni, kryeministri shpall fitoren, test pas marrëveshjes për Nagorno-Karabak

21 Qershor 2021 | 12:39

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendit.

Partia e tij e Kontratës Civile fitoi bindshëm përballë partisë së ish-presidentit, Robert Kocharyan. Opozita kundërshtoi duke thënë se pati mashtrime në zgjedhje.

“Populli i Armenisë i dha partisë sonë të Kontratës Civile një mandat për të udhëhequr vendin dhe personalisht mua për të drejtuar vendin si kryeministër”, – deklaroi Pashinyan.

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Pashinyan në një përpjekje për të lehtësuar zemërimin e publikut mbi marrëveshjen e paqes me Azerbajxhanin të cilën ai e nënshkroi si kryeministër në nëntor.

Për muaj me radhë armenët dolën në rrugë duke protestuar. Parlamenti i ardhshëm mund të rivendosë Pashinyan si kryeministër ose të zgjedhë një të ri.

“Unë me të vërtetë shpresoj të shoh ndryshime. Shpresoj se Armenia do të rimëkëmbet  në ekonomi dhe në politikë”, – tha Medea Karapityan, filologe.

“Njerëzit janë lodhur nga luftërat dhe konfliktet me Azerbajxhanin. Është e vështirë të bësh një zgjedhje, por unë kam bërë zgjedhjen time”, – u shpreh Andranik Gabrelyan, një banor i Jerevanit.

Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Moska, përfundoi  pas gjashtë javë luftimesh midis forcave armene dhe atyre të Azerbajxhanit, por ky i fundit rimori  kontrollin mbi pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut që ishin mbajtur zyrtarisht nga forcat armene.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026