Trump: Armëpushimi skadon të mërkurën, e pamundur ta zgjas më tej nëse nuk arrihet marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të shqyrtojë armëpushimin me Iranin gjatë mbrëmjes të së mërkurës kur edhe skadon afati por shtoi se është shumë e pamundur që ai ta zgjasë atë më tej nëse nuk arrihet një marrëveshje.
“Është shumë e pamundur që unë ta zgjasja atë”, i tha Trump Bloomberg në një intervistë telefonike.
Armëpushimi fillimisht ishte planifikuar të zgjaste dy javë dhe filloi mbrëmjen e 7 prillit. Trumo tha se nuk do të nxitohet të bëj një marrëveshje të keqe.
“Kemi gjithë kohën e botës në dispozicion”, tha Trump në intervistë.
Kur u pyet nëse do të priste që luftimet të rifillonin menjëherë nëse nuk arrijnë një marrëveshje, Trump tha se do të priste.
“Nëse nuk ka marrëveshje, unë sigurisht që do të prisja”, tha ai.
Më parë, Trump është përpjekur të diskutojë nëse do të pranonte të zgjaste armëpushimin. Gjatë një seance pyetje-përgjigje me gazetarët javën e kaluar, ai u pyet pesë herë nëse do ta zgjaste armëpushimin dhe ofroi tre përgjigje të ndryshme.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit