Boris Johnson paralajmëron britanikët se do të përballen me probleme po udhëtuan jashtë vendit
Në një kohë kur të gjitha shtetet bëhen gati të lehtësojnë udhëtimet, kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëron se ata qytetarë të cilët do të kërkojnë të dalin jashtë vendit, do të përballen me probleme.
“Unë dua të theksoj se ky do të jetë një vit i vështirë për udhëtime: do të ketë përplasje, do të ketë vonesa,” tha z. Johnson, duke shtuar se përparësi ishte mbrojtja e publikut të brendshëm dhe parandalimi që variantet e COVID-19 të importohen nga vendet e tjera.
I pyetur nëse qeveria po konsideron lehtësimin e rregullave për ata që janë vaksinuar, Boris Johnson tha se qeveria po e shihte si mundësi.
Kreu i Downing Street shtoi se 19 korriku do të ishte “pika e fundit” për kufizime në Britani, por nuk përjashtoi mundësinë e bllokimeve në të ardhmen, pasi ekspertët frikësohen nga një rritje tjetër e të infektuarve në muajt e fundit të vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeministri Johnson pritet të njoftojë shtyrjen e datës së rihapjes
Pas 15 muajve izolim, të rinjtë spanjollë i rikthehen jetës së natës
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta