Gjermania nis hetimet kundër Apple për mungesë besueshmërie ndaj iPhone iOS
Autoriteti Rregullator i Konkurrencës në Gjermani ka nisur një hetim kundër kompanisë së famshme Apple, për shkak të sistemit operues iOS.
Autoritetet gjermane thanë se ata kanë marrë ankesa të ndryshme rreth atyre që ata i quajnë “praktika potencialisht anti-konkurruese” nga Apple.
Ky hetim do të shqyrtojë nëse gjigandi i teknologjisë amerikane po e pengon tregun e lirë për rivalët e tij, me anë të sistemit operues të vendosur në telefonat celularë, iPhone.
Zyra Federale ‘Antitrust’ në Gjermani u shpreh me anë të një deklarate se ky veprim u bazua mbi një ligj të ri, i cili i jep atyre fuqi të shtuara, për të ndërmarrë veprime kundër shkeljeve të kompanive digjitale.
Facebook, Amazon dhe Google i janë nënshtruar këtyre hetimeve më parë për shkak të praktikave të tyre në fushat e konkurrencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Presidenti i këtij autoriteti, Andreas Mundt tha se do të hetohen edhe burimet teknologjike dhe financiare të Apple, si edhe qasja e kësaj kompanie tek informacionet private.
“Një fokus kyç do të jetë edhe operimi i App Store, pasi në shumë raste ai i jep të drejtë Apple që të ndikojë në veprimet e palëve të treta,” shtoi Mundt.
Autoriteti shtoi gjithashtu se ata do të vlerësonin nëse Apple ka një “fuqi supreme në treg” që e paralizon konkurrencën e lirë.
Në një deklaratë, Apple u shpreh se “jemi të gatshëm të diskutojmë për qasjet tona” me rregullatorët gjermanë dhe se do të kishin një “dialog të hapur rreth të gjitha shqetësimeve të tyre”.
Apple gjithashtu shtoi se do të ishin “krenarë nëse do të mund të ishin një motor për inovacionin dhe vendet e reja të punës”. Vetëm platforma iOS raportohet të ketë punësuar 250,000 qytetarë në Gjermani.
Gjigandi amerikan i teknologjisë po përballet me një sërë çështjesh në të gjithë Bashkimin Evropian, rreth akuzës së dominimit të padrejtë në tregun e teknologjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta