Trump: Uashingtoni është në negociata me Iranin për heqjen e materialeve bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni është në negociata me Teheranin për largimin e karburantit bërthamor dhe materialeve të tjera radioaktive nga Irani.
Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se ajo që ai e quan “pluhur bërthamor” – mbetje nga uraniumi i pasuruar – është pjesë e diskutimeve me palën iraniane, duke theksuar se SHBA-të synojnë ta marrin atë material.
Termi i përdorur prej tij i referohet mbetjeve të uraniumit të pasuruar që ndodheshin në objektet bërthamore iraniane, të cilat u goditën nga SHBA-të gjatë muajit qershor 2025.
Zhvillimet vijnë pas një përshkallëzimi të tensioneve në rajon, ku më 13 qershor Izraeli nisi një operacion ushtarak ndaj Iranit, i ndjekur nga kundërpërgjigjja iraniane. Më 22 qershor, SHBA-të ndërhynë duke goditur tre objekte bërthamore iraniane, ndërsa një ditë më pas Irani sulmoi bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, pa shkaktuar viktima sipas autoriteteve amerikane.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit kanë vijuar, përfshirë disa raunde bisedimesh në Islamabad gjatë muajit prill, të cilat nuk arritën të prodhojnë një marrëveshje afatgjatë për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve.
SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset