Rikthehet festa në Paris, qytetarët festojnë në rrugë pas 15 muajsh izolim
Turma qytetarësh pa maska pushtuan rrugët e kryeqytetit francez për të festuar festivalin vjetor të muzikës, “Fete de la musique”.
Festa e muzikës është një event, i cili zhvillohet çdo vit gjatë solsticit veror, ditës më të gjatë të vitit.
Muzikantë dhe DJ morën pjesë në këtë festë për të argëtuar publikun deri në orët e vona të natës.
Festa e këtij viti ishte veçanërisht e veçantë për qytetarët, pasi kufizimet e COVID-19, si mbajtja e maskave dhe kufizimet e orarit u hoqën gjatë javës së kaluar.
“Parisi është rikthyer në jetë pas COVID. Të gjithë jemi duke u argëtuar. Vendosim muzikë, thjesht kërcejmë dhe relaksohemi”, – u shpreh një qytetare.
E nisur në vitin 1982 nga ministri francez i Kulturës, “Fete de la musique” festohet në 120 vende të botës.
Sidoqoftë, disa kufizime në Francë ende vijojnë të jenë në fuqi. Koncertet e paplanifikuara në rrugë janë të ndaluara për të parandaluar mbipopullimin.
Muzikantët mund të performojnë në bare dhe restorante, por me kapacitete të përgjysmuara.
Në Paris, policia njoftoi se janë 2.300 oficerë policie që patrullojnë rrugëve, për të siguruar respektimin e masave.
Qeveria franceze njoftoi se klubet e natës do të lejohen të rihapen nga 9 korriku.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta