Banka Botërore paralajmëron: Lufta në Iran do shkaktojë rritje rekord të çmimeve të energjisë
Raporti i fundit i Bankës Botërore për Tregjet e Mallrave, i publikuar të martën, paralajmëron një rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë gjatë këtij viti. Sipas vlerësimeve, çmimet pritet të rriten me rreth 24%, të nxitura nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin dhe bllokada e Ngushtica e Hormuzit, një arterie kyçe për transportin e naftës në botë.
Raporti e cilëson këtë zhvillim si rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, duke paralajmëruar pasoja të rënda për ekonominë globale. Inflacioni i lartë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të godasin veçanërisht vendet në zhvillim.
Sipas analizës, tregjet e mallrave po hyjnë në periudhën më të paqëndrueshme të katër viteve të fundit. Çmimet e energjisë dhe të plehrave pritet të nxisin një rritje të përgjithshme prej 16% të kostove gjatë vitit 2026.
Ndërkohë, kriza ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të furnizimit me naftë të regjistruar ndonjëherë, me prodhimin global që ka rënë me mbi 10 milionë fuçi në ditë. Edhe pse disa çmime janë stabilizuar pjesërisht, raporti thekson se dëmtimet në infrastrukturë dhe pengesat në transportin detar në Ngushticën e Hormuzit do të mbajnë kostot e energjisë në nivele të larta edhe në të ardhmen e afërt.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit