KE aprovon planin e rimëkëmbjes ekonomike për Italinë

23 Qershor 2021 | 08:27

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi deklaroi të martën se Komisioni Evropian kishte aprovuar planin e rimëkëmbjes së Italisë, me vlerë 191.5 miliardë euro, që synon ripërtëritjen e ekonomisë nga pandemia.

Komentet e tij, Draghi i bëri nga studiot kinematografike të Cinecitta, përkrah presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sot, në fund të recesionit më të gjatë që Italia ka përjetuar që nga Lufta II Botërore, ne festojmë këtu aprovimin e planit të rimëkëmbjes, i cili shpresoj se do të jetë agimi i një fillimi të ri për ekonominë italiane”, u shpreh Mario Draghi, kryeministër i Italisë.

Ndërsa, Von der Leyen, gjatë fjalës së saj komentoi lojën e mirë të Italisë në Kampionatin Evropian të futbollit, si dhe foli për rëndësinë e industrisë artistike, e prekur rëndë nga kufizimet e vendosura kundër coronavirusit.

“Fushata e vaksinimit po ecën mirë, njësoj si kombëtarja e kaltër dhe i gjithë vendi, me ekonominë që po hapet sërish. Turistët janë kthyer dhe unë jam shumë e lumtur që mund ta ndaj këtë moment me ju dhe t’ju falënderoj që më keni sjellë këtu në Cinecitta, ku i madhi Federico Fellini prodhoi filma si “Rruga”, apo “Jeta e ëmbël”. Por kjo ka edhe një domethënie për kulturën, për artin dhe artistët që kanë vuajtur gjatë pandemisë”, deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Italia e prezantoi planin e saj në fund të prillit dhe deklaroi se pret të marrë këstin e parë prej 25 miliardë eurosh nga BE brenda fundit të korrikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026