Ku do të luhet finalja e ‘Euro 2020’? Shqetësime në Britani nga përhapja e variantit Delta të COVID-19

23 Qershor 2021 | 08:57

Polonia do të vendosë një karantinë të detyrueshme shtatë-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Britania, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Delta të coronavirusit.

Rregulli zbatohet edhe nëse individi ka një rezultat negativ të testit para mbërritjes. Detyrimi i karantinës nuk do të zbatohet për ata që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinës.

Ndërkohë, OBSH ka ngritur shqetësime në lidhje me lehtësimin e kufizimeve kundër COVID-19 në qytetin ku zhvillohen ndeshjet e Euro 2020.

Ky shqetësim vjen ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do të lejojë më shumë 60,000 tifozë në Wembley, në Londër për finalen e turneut.

Në Kushtet kur në Britani ka pasur një rritje të të prekurve me variantin Delta, është kërkuar që ndeshja finale të luhet në një tjetër shtet.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka mbështetur idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë masat e nevojshme kundër variantit Delta të virusit, që është varianti i cili fillimisht u përhap në Indi.

“Nuk mendoj se do të ishte ide e mirë që mbushim stadiume atje dhe unë mbështes të gjitha përpjekjet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur masat e nevojshme higjienike. Është në qarkullim varianti i virusit, që do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë i kufizuar”, u shpreh Angela Merkel.

Për ata që mund të udhëtojnë, ndoshta duke kërkuar diellin, COVID-19 është thuajse i largët dhe nuk mund të ndalë planifikimin e pushimeve.

Ishulli i Majorka i Spanjës është i hapur për turizmin, por autoritetet lokale po i paraprijnë çdo skenari dhe kanë kthyer një hotel në një vend karantine për t’u kujdesur për këdo që rezulton pozitiv me virusin gjatë qëndrimit të tij në atë vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026