Më shumë milionerë, pandemia rriti numrin e të pasurve, ‘fundosen’ të varfrit

23 Qershor 2021 | 10:40

Ndonëse pandemia shkaktoi përçarje të mëdha në ekonominë globale, numri i milionerëve gjatë vitit që lamë pas u rrit me 5.2 milionë.

Duke iu referuar Raportit vjetor të Pasurisë Globale të ‘Credit Suisse’, nga uljet emergjente të normave të interesit dhe masat stimuluese të qeverive, shpesh përfitonin ata që kishin më pak nevojë për mbështetjen e shtetit, duke ndihmuar që pasuritë e tyre të rriten përkundrejt rënies ekonomike.

Rritja e çmimeve të pronave të patundshme dhe tregjet e aksioneve luajtën po ashtu rolin e tyre.

Milionerët e dollarit, për herë të parë në histori tani përbëjnë më shumë se 1% të popullsisë globale.

Gjatë këtij viti pandemie u theksuan disnivelet e larta mes të pasurve dhe të varfërve, pasi ata që tashmë kishin fitime më të ulëta pësuan humbje të vendeve të punës dhe një rënie të të ardhurave për shkak të ngadalësimit ekonomik.

Në total, pasuria globale u rrit me 7.4% në vitin 2020, me fitime që i atribuohen kryesisht rritjes në SHBA, Evropë dhe Kinë, ndërsa pasuria e përgjithshme në Amerikën Latine dhe Indi pësoi rënie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026