Von der Leyen: Sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe janë të papranueshme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar përmes një postimi në ‘X’ KU dënoi sulmet e Iranit në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndër të tjera ajo bëri thirrje për qetësim të situatës.
“Sot, partneri ynë, Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte përsëri shënjestër e sulmeve të egra me raketa dhe dronë nga Irani”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale dhe shprehu solidaritetin e saj me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe partnerët tanë në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Këto sulme janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare”, shtoi ajo.
Von der Leyen theksoi se siguria në rajon ka pasoja të drejtpërdrejta për Evropën dhe se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen diplomatike, për t’i dhënë fund veprimeve të cilat i cilësoi si brutale të regjimit iranian.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta