Projektligji për zgjedhjet, republikanët e bllokojnë në Senat, Harris: Lufta s’ka mbaruar

23 Qershor 2021 | 14:11

Republikanët në Senatin e SHBA-së bllokuan një projektligj të reformës zgjedhore.

Projektligji që synonte të lehtësonte procesin e votimit për amerikanët, u votua me 50 vota pro dhe 50 kundër.

Projektligji, i njohur si “Akti Për Njerëzit”, do të prekte pothuajse çdo aspekt të mënyrës se si zhvillohen zgjedhjet, kufizimin e ndikimit të parave në politikë dhe kufizimin e ndikimit partiak mbi procesin e përcaktimit të kufijve të zonave me përfaqësim në Kongres.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Chuck Schumer e vendosi projektligjin si një nga përparësitë kryesore të partisë së tij, duke thënë se ai mund të ketë kompensuar një valë masash të miratuara nga legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga republikanët duke vendosur kufij të rinj në votim.

Ligjvënësit republikanë justifikojnë ligjet e tyre të reja, duke cituar pretendimet e rreme të ish-presidentit Donald Trump se humbja e tij në zgjedhjet e nëntorit ishte rezultat i mashtrimit.

Zv-presidentja amerikane Kamala Harris, e cila është angazhuar për të çuar përpara reformën, ka thënë pas votimit se “lufta nuk ka mbaruar”.

Ndërsa, udhëheqësi republikan, Mitch McConnell e quajti projektligjin një zgjidhje që kërkon të gjejë një problem.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026