Sarkozy-s i hiqet pajisja elektrike e monitorimit, gjykata i lehtëson masën
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, nuk do të mbajë më pajisjen elektronike të monitorimit, pas një vendimi të Gjykatës së Parisit që pranoi kërkesën për lehtësim të masës së dënimit.
Vendimi lidhet me çështjen e njohur “Bygmalion”, që ka të bëjë me financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2012.
Sipas gjykatës, masa është përshtatur duke marrë në konsideratë moshën dhe gjendjen personale të ish-presidentit francez, i cili ka mbushur 71 vjeç.
Sarkozy ishte dënuar me një vit burg, ku gjashtë muaj parashikoheshin me ekzekutim, për tejkalim të shpenzimeve të fushatës zgjedhore. Në kuadër të këtij vendimi, ai kishte mbajtur byzylyk elektronik si formë monitorimi.
Me vendimin e ri, gjykata ka vendosur lirimin e tij nga ky detyrim, duke kaluar në një regjim më të lehtësuar të ekzekutimit të dënimit.
Ish-presidenti francez vijon të përballet edhe me procese të tjera gjyqësore, përfshirë hetimet mbi dyshimet për financim të fushatës presidenciale të vitit 2007 nga Libia.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit