JD Vance takim me kryeministrin e Katarit, në fokus negociatat me Iranin

8 Maj 2026 | 18:45

Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, zhvilloi këtë të premte një takim me kryeministrin e Katarit për të diskutuar negociatat mes Uashingtonit dhe Iranit.

Sipas një zyrtari amerikan, Katari po luan rol kyç si kanal komunikimi mes SHBA-së dhe Iranit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund konfliktit në rajon.

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetari Barak Ravid i medias Axios.

Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për ndalimin e luftës.

“Shpresojmë që përgjigjja të hapë rrugën për negociata serioze”, u shpreh Rubio gjatë një deklarate për mediat në Romë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026