Trump njofton armëpushim treditor mes Rusisë dhe Ukrainës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi treditor mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas deklaratës së Trump, armëpushimi do të hyjë në fuqi më 9, 10 dhe 11 maj, periudhë që përkon me festimet e “Ditës së Fitores” në Rusi. Ai theksoi se edhe Ukraina ka qenë një faktor i rëndësishëm në Luftën e Dytë Botërore.
Trump bëri të ditur se gjatë këtyre tre ditëve do të pezullohen të gjitha aktivitetet ushtarake, ndërsa është rënë dakord edhe për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë.
Presidenti amerikan tha se kërkesa për armëpushim ishte bërë drejtpërdrejt prej tij dhe falënderoi presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për pranimin e marrëveshjes.
“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër. Bisedimet për përfundimin e këtij konflikti madhor po vazhdojnë dhe çdo ditë po afrohemi më shumë drejt paqes”, u shpreh Trump.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi