Riatdhesohet qytetari grek nga kroçera MV Hondius, pas alarmit për hantavirusin
Brenda ditës së sotme (10 maj) pritet të realizohet riatdhesimi i qytetarit grek, pasagjer në kroçerën MV Hondius, ku u shfaqën raste të hantavirusit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë, qytetari grek do të transportohet fillimisht me një avion holandez drejt aeroportit të Eindhovenit në Holandë. Më pas, me një fluturim special të Forcave Ajrore greke, ai do të dërgohet në aeroportin ushtarak të Elefsinës.
Nga aty, një autoambulancë e EKAB-it do ta transportojë drejt Spitalit Universitar të Përgjithshëm “Attikon”, ku do të vendoset në një dhomë të posaçme me presion negativ dhe do t’i nënshtrohet karantinës së detyrueshme 45-ditore.
Autoritetet bëjnë të ditur se qytetari grek është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqet simptoma. Për arsye parandaluese dhe në zbatim të protokolleve të sigurisë, gjatë fluturimit të riatdhesimit do ta shoqërojnë një mjek i EKAB-it, një infermier-shpëtimtar, si edhe presidenti i Këshillit Shkencor të EODY-së, Theodoros Vasilakopoulos.
Më herët gjatë ditës, kroçera MV Hondius mbërriti në Tenerife, ndërsa anija ndodhet në qendër të shqetësimeve për shpërthimin e hantavirusit, pas vdekjes së tre personave që u lidhën me sëmundjen gjatë udhëtimit.
Anija u ankorua në portin e Granadillas, në Ishujt Kanarie, ku autoritetet spanjolle kanë vënë në zbatim një operacion të rreptë dhe të kontrolluar për riatdhesimin e 147 pasagjerëve, me pjesëmarrjen e disa vendeve.
Sipas mediave të huaja, operacioni i paprecedentë për evakuimin e kroçerës me flamur holandez mund të zgjasë deri nesër pasdite.
Pamjet e transmetuara nga vendi i ngjarjes tregojnë se mjete të vogla lundruese me drita dhe sirena të ndezura iu afruan anijes në agim, ndërsa në mol ndodheshin persona të veshur me kostume të mbrojtjes biologjike, si edhe zyrtarë me uniforma që mbanin simbolet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta