Teherani mohon rrjedhjen e naftës pranë ishullit Kharg

10 Maj 2026 | 18:22

Kompania e Terminaleve të Naftës së Iranit ka mohuar raportimet për një derdhje nafte pranë ishullit Kharg, sipas mediave shtetërore. Mohimi erdhi pas publikimit të imazheve satelitore, të cilat ditët e fundit duket se tregonin një njollë të madhe në perëndim të një prej qendrave kryesore të eksportit të naftës së Iranit në Gjirin Persik.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë deklaroi se inspektimet në terren nuk kanë gjetur asnjë provë për rrjedhje nga rezervuarët e magazinimit, tubacionet, objektet e ngarkimit apo anijet cisternë që operojnë në zonë. Sipas tij, edhe Qendra e Ndihmës së Ndërsjellë për Emergjencat Detare një organ rajonal që monitoron ndotjen detare nuk ka raportuar shenja të një incidenti të tillë.

Zyrtari shtoi se, pas publikimit të raportimeve, janë kryer inspektime shtesë dhe analiza laboratorike, të cilat nuk kanë zbuluar “as gjurmën më të vogël” të një rrjedhjeje nafte.

Ndërkohë, ekspertë të mjedisit paralajmërojnë se çdo derdhje e mundshme pranë ishullit Kharg do të kishte pasoja serioze ekologjike. Chuk Okereke, profesor i qeverisjes globale dhe politikave publike në Universitetin e Bristolit, tha për Al Jazeera se një incident i tillë do të mund të shkaktonte “një krizë mjedisore dhe gjeopolitike”.

Ai theksoi se edhe një derdhje e kufizuar do të nxirrte në pah brishtësinë e infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik, veçanërisht në kushtet e tensioneve të rritura ushtarake.

Sipas Okereke, Gjiri është një “det gjysmë i mbyllur dhe ekologjikisht i ndjeshëm”, ndaj ndotja nga nafta mund të zgjasë shumë më tepër sesa në det të hapur, duke rrezikuar peshkimin, mangrovët dhe biodiversitetin detar. “Të gjitha këto ekosisteme do të jenë në rrezik”, paralajmëroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026