Pasojat e pandemisë, BQE: Burrat humbën më shumë vende pune se gratë
Burrat pësuan humbjen më të madhe të vendeve të punës në bllokun evropian gjatë pandemisë. Kështu deklaroi të mërkurën Banka Qendrore Evropiane, duke hedhur poshtë parashikimet se gratë do të ishin më të prekurat, si punonjëse në sektorët më kritikë.
Punësimi në zonën euro ra me rreth 3.1 milionë vende pune mes tremujorit të katërt të 2019-s dhe së njëjtës periudhë të 2020-s.
“Humbjet në punësim në tremujorin e katërt të 2019-s dhe atë të 2020-s ishin kryesisht të përqendruara në sektorin e shitjeve dhe atë të transporteve për burrat dhe në sektorin e rekreacionit dhe shërbimeve personale për gratë”, tha BQE.
Rreth 1.9 milion të këtyre vendeve vlerësohet t’u përkasin burrave dhe 1.2 milion grave. Me gratë që mbulojnë kryesisht sektorët që lidhen me aktivitete të kohës së lirë dhe mikpritjes, disa ekonomistë paralajmëruan se ato rrezikonin të dilnin më të humbura, por studimi sugjeron se gratë gjetën punë të reja më lehtë se burrat.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta