“Dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin në Nairobi për shkak të zhurmës në sallë (VIDEO)
Presidenti francez Emmanuel Macron ka ndërprerë përkohësisht konferencën kulturore “Africa Forward” gjatë një samiti në Nairobi, pasi u irritua nga zhurma dhe mungesa e vëmendjes në sallë.
Teksa folësit diskutonin mbi kulturën dhe bashkëpunimin me Afrikën, Macron ndaloi fjalimin për të qortuar audiencën, duke kërkuar respekt për pjesëmarrësit në panel.
“Më vjen keq, por është e pamundur të flasësh për kulturën në këto kushte, kur njerëzit vijnë këtu të frymëzuar për të folur dhe ka kaq shumë zhurmë përreth”, deklaroi presidenti francez.
Ai shtoi se të pranishmit duhet ose të dëgjonin me vëmendje folësit, ose të largoheshin nga salla, duke e cilësuar situatën si “mungesë totale respekti”.
Ngjarja ndodhi gjatë konferencës “Africa Forward”, e organizuar në Nairobi të Kenias, ku liderë politikë, artistë dhe aktivistë diskutuan mbi kulturën, inovacionin dhe bashkëpunimin mes Afrikës dhe Europës.
😤 “This is total disrespect!” Macron scolded the audience during a summit in Nairobi
— NEXTA (@nexta_tv) May 11, 2026
The French president interrupted the “Africa Forward” cultural conference because of the noise in the hall and demanded that attendees either listen to the speakers or leave.
“Sorry, but it’s… pic.twitter.com/FWHfU2DCsm
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta