Udhëtimi i Trump në Kinë, Shtëpia e Bardhë fton Elon Musk dhe Tim Cook për të shoqëruar presidentin

11 Maj 2026 | 20:01

Shtëpia e Bardhë raportohet se ka ftuar drejtuesin e Tesla-s, Elon Musk, dhe CEO-n e Apple, Tim Cook që të shoqërojnë presidentin amerikan, Donald Trump gjatë kësaj jave në udhëtimin e tij në Kinë. Kështu ka raportuar këtë të hënë Bloomberg News teksa ka cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas burimit, më shumë se 12 drejtues të lartë kompanish do të jenë pjesë e delegacionit që do të shoqërojë Trumpin në këtë vizitë.

Mes emrave të raportura janë edhe figura të njohura të botës së biznesit, si David Solomon i Goldman Sachs Group, Stephen Schëarzman i Blackstone, Larry Fink i BlackRock, Jane Fraser e Citigroup dhe Dina Poëell McCormick nga Meta Platforms.

Trump në këtë udhëtim drejt Kinës kërkon të arrijë një sërë marrëveshjesh biznesi me Pekinin. Ndërkohë, Kina ka njoftuar se Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vend nga 13 deri më 15 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026