Kreu i OBSH-së: Situata mund të ndryshojë, vendet të përgatiten se mund të ketë më shumë raste të hantavirusit

12 Maj 2026 | 14:42

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka thënë vendeve të përgatiten për më shumë raste të hantavirusit pas shpërthimit në bordin e MV Hondius. Ai falënderoi Spanjën për solidaritetin që kishte treguar duke pranuar anijen e goditur dhe duke evakuuar pasagjerët dhe ekuipazhin e saj.

Ghebreyesus u kërkoi autoriteteve të ndjekin këshillat dhe rekomandimet e OBSH-së, të cilat përfshijnë një karantinë 42-ditore dhe monitorim të vazhdueshëm të kontakteve me rrezik të lartë.

“Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se po shohim fillimin e një shpërthimi më të madh, por sigurisht që situata mund të ndryshojë dhe, duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit të virusit, është e mundur që të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, tha ai në një konferencë për shtyp në Madrid të martën.

Anija MV Hondius, e cila po lundronte nga Argjentina për në Kepin e Gjelbër, u gjend në qendër të shpërthimit pasi tre pasagjerë një çift holandez dhe një shtetas gjerman që vdiqën nga virusi. Edhe pse zakonisht përhapet nga brejtësit e egër, hantavirusi mund të transmetohet nga personi në person në raste të rralla të kontaktit të ngushtë.

OBSH-ja deri më tani ka konfirmuar nëntë raste të variantit të Andeve të virusit, midis tyre një grua franceze dhe një shtetase amerikane që rezultoi pozitive pasi u evakuua nga anija.

Ministria spanjolle e shëndetësisë tha të martën se një nga 14 spanjollët e evakuuar nga anija dhe të vendosur në karantinë në një spital ushtarak në Madrid kishte rezultuar pozitiv për hantavirus dhe po shfaqte simptoma.

Kreu i OBSH tha se vendet  tani ishin përgjegjëse për qytetarët e tyre pas evakuimit, duke shtuar: se shpreson që ata do të kujdesen për pacientët dhe pasagjerët, duke i ndihmuar ata dhe gjithashtu duke i mbrojtur qytetarët e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026