Gjermania paraqet planet për të forcuar mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

12 Maj 2026 | 17:10

Gjermania njoftoi të martën planet për të zhvilluar “mbrojtje aktive kibernetike” përballë rritjes së sulmeve online, shumë prej të cilave janë bërë më të sofistikuara përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se qeveria do të miratojë këtë muaj një ligj të ri që do t’u lejojë shërbimeve të sigurisë të kundërpërgjigjen ndaj serverëve të përdorur për sulme kibernetike.

Sipas tij, synimi është “prishja dhe shkatërrimi i infrastrukturës së sulmuesve”, duke theksuar se shumë prej sulmeve kanë origjinë nga Rusia.

Dobrindt tha se autoritetet synojnë të pengojnë përdorimin e serverëve dhe sistemeve që shfrytëzohen për sulme ndaj kompanive energjetike, institucioneve shtetërore dhe infrastrukturës kritike në Gjermani.

Ministria e Brendshme gjermane bëri të ditur se krimi kibernetik ka shkaktuar mbi 200 miliardë euro dëme ekonomike gjatë vitit të kaluar, ndërsa mjetet e bazuara në inteligjencën artificiale po përdoren gjithnjë e më shumë për të kryer sulme më të shpejta dhe më profesionale.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 në Gjermani u regjistruan rreth 334 mijë raste të krimit kibernetik, ku dy të tretat e tyre dyshohet se kanë ardhur nga jashtë vendit ose nga burime të paidentifikuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026