‘Italia është një vend laik’, Draghi kundër Vatikanit për kritikat mbi projektligjin LGBTI

24 Qershor 2021 | 10:48

Të mërkurën, kryeministri italian, Mario Draghi kundërshtoi kritikat e Vatikanit për një projektligj kundër homofobisë, duke theksuar se vendi është një shtet laik.

Projektligji mbi “masat për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin dhe dhunën në bazë të seksit, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor dhe paaftësisë” u miratua nga Dhoma e Deputetëve në nëntor, por tani po diskutohet në Senat.

Në një fjalim drejtuar senatorëve, Draghi theksoi se “Italia është një shtet laik, jo një shtet fetar, kështu që Parlamenti është sigurisht i lirë të debatojë dhe të hartojë ligje”.

“Sistemi ynë ligjor përmban të gjitha garancitë për të siguruar që ligjet gjithmonë respektojnë parimet kushtetuese dhe angazhimet ndërkombëtare, përfshirë kontratën ndërshtetërore me Kishën”, u shpreh kryeministri i Italisë.

Udhëheqësi teknokrat gjithashtu tha se Italia ka qenë në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që dënuan ligjet e fundit anti-LGBTI në Hungari.

Ndërsa, në shënimin e shkurtër, Vatikani deklaroi se disa pjesë të tekstit në projektligj kundërshtojnë kontratën ndërshtetërore në fuqi midis Italisë dhe Selisë së Shenjtë.

“Zvogëlojnë lirinë e Kishës Katolike sa i përket organizimit dhe ushtrimit të adhurimit, si dhe lirinë e plotë të shprehjes dhe mendimit dhënë shoqatave besnike dhe katolike”, u tha nga Selia e Shenjtë.

Italia dhe Selia e Shenjtë normalizuan marrëdhëniet e tyre me “Marrëveshjen e Lateranit” në 1929, pas gjashtëdhjetë viteve krizë.

Ato përfshijnë një kontratë ndërshtetërore që u rishikua në 1984 për t’i dhënë fund statusit të veçantë të fesë katolike, e cila nuk është më feja shtetërore në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026