Grevë e përgjithshme në Belgjikë kundër reformave qeveritare, dhjetëra mijëra persona në rrugë
Rreth 70,000 njerëzve marshuan nëpër rrugët e Brukselit të martën. Demonstruesit u mblodhën me thirrjen e tre sindikatave kryesore të vendit për të denoncuar reformat e qeverisë federale, të cilat sindikatat i konsiderojnë “antisociale”.
Çështjet dhe kërkesat kryesore të demonstratës: pensionet, fuqia blerëse dhe indeksimi automatik i pagave.
Sindikatat kanë dënuar një reformë të pensioneve që i lë punëtorët në një pozitë edhe më të keqe. Ato kanë dënuar gjithashtu një sulm ndaj indeksimit automatik të pagave.
Tubimi u zhvillua në një sfond të rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme.
Kjo demonstratë kombëtare është pjesë e një fushate sindikale të udhëhequr gjatë një viti e gjysmë nga përfaqësuesit e punëtorëve kundër qeverisë së koalicionit në pushtet të udhëhequr nga kryeministri Bart De Wever, një nacionalist flamand.
Transporti publik në të gjithë vendin po funksiononte me shërbim të reduktuar. Aeroporti i Charleroi anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara për atë ditë.
Demonstrata e fundit kombëtare, më 12 mars, kishte tërhequr midis 80,000 dhe 100,000 njerëz në Bruksel.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta