Pakistani dhe Kina bisedojnë së bashku, kërkojnë një armëpushim SHBA–Iran

12 Maj 2026 | 20:13

Ministri i Jashtëm i Pakistan, Ishaq Dar, zhvilloi bisedë me homologun kinez Wang Yi lidhur me nevojën për një armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, në prag të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.

Sipas Ministrisë së Jashtme pakistaneze, të dy palët diskutuan zhvillimet rajonale dhe përpjekjet e Islamabadit për të lehtësuar dialogun mes Uashingtonit dhe Teheranit. Kina vlerësoi rolin ndërmjetësues të Pakistanit në këto bisedime.

Në deklaratë u theksua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së një armëpushimi të qëndrueshëm dhe sigurimit të lëvizjes së lirë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të tregtisë globale të energjisë.

Ndërkohë, Pekini mbetet një aktor kyç në zhvillimet e krizës, duke qenë një aleat i hershëm i Iranit dhe një nga importuesit kryesorë të naftës së tij. Sipas burimeve diplomatike, nuk pritet të ketë vendime të rëndësishme për Iranin para nisjes së vizitës së Trump në Kinë.

Nga ana tjetër, një këshilltar i liderit suprem iranian paralajmëroi Trump se mungesa aktuale e luftimeve nuk duhet të shihet si fitore, duke rritur më tej tensionet në sfondin e bisedimeve ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026