Të gjithë sytë nga Pekini, Trump takohet me Xi Jinping! Çështjet që pritet të jenë në fokus
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndodhet sot në Kinë i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio ku do të takohet me presidentit të Kinës Xi Jinping për të diktuar mbi konfliktin në Ukrainë, Lindjen e Mesme si dhe për arritjen një marrëveshje të qëndrueshme tregtare mes dy vendeve.
Trump, siguroi se nuk ka nevojë për ndihmën e NATO-s në përballjen me Iranin, sepse Uashingtoni tashmë e ka mposhtur ushtarakisht Republikën Islamike.
“Isha thellësisht i zhgënjyer nga NATO-ja, e cila nuk ishte aty kur ne kishim nevojë për të. Ne nuk kemi nevojë për NATO-n, por nëse kishim nevojë për të, ata thjesht nuk ishin aty”, u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në Pekin.
Gjithashtu Trump tha se “nuk kemi nevojë as për ndihmën e Kinës” për përfundimin e luftës me Iranin.
“Do t’i kërkoj Presidentit Xi, një udhëheqësi me kalibër të jashtëzakonshëm, ta “hapë” Kinën në mënyrë që këta njerëz të shkëlqyer të mund të bëjnë magjinë e tyre dhe të ndihmojnë në ngritjen e Republikës Popullore në një nivel edhe më të lartë!” shkroi Trump.
Trump, ka sulmuar edhe një herë median në lidhje me luftën kundër Iranit. “Kur lajmet e rreme pretendojnë se armiku iranian po fiton epërsi, ushtarakisht, kundër nesh, ky është një akt TRADHTIE virtuale, duke pasur parasysh gënjeshtrën e plotë – dhe madje absurditetin – e një pretendimi të tillë”, shkroi Trump në rrjete sociale.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta