Qeveria kërkon 500 mln euro borxh, financat përgatiten për eurobondin e pestë

24 Qershor 2021 | 11:33

Buxheti i shtetit do të ndryshojë sërish për herë të katërt brenda këtij viti, pasi qeveria do të rrisë shpenzimet me 11.8 mld lekë, ndërkohë që parashikon të marrë edhe eurobond në vlerën e 500 milionë eurove.

Akti normativ është publikuar në Fletoren Zyrtare, ndërkohë që për emetimin e eurobondit, Ministria e Financave po kërkon një konsulent që të këshillojë dhe udhëheqë daljen në tregjet e kapitalit. Përpos tregut europian, këtë vit po synohen edhe bursat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë po kërkon propozime për këshilltarë ligjorë që do të japin asistencë ligjore gjatë emetimit të eurobondit të pestë. Firmat duhet të ofrojnë ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë në SHBA”, thuhet ne dokument.

Eurobondi i pestë në radhë, pas emetimit të fundit në vitin 2020 në vlerën e 650 milionë euro, me afat shlyerjeje për 7 vjet dhe me interes 3.62%, do të përdoret një pjesë për financimin e nevojave të buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër për të shlyer eurobondin paraardhës.

Parashikimi i bërë fillimisht për daljen në tregjet e huaja ishte viti 2022, por sipas ministrisë, dalja mund të bëhet edhe brenda këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026