Deklarata e fortë e Tehranit: Hormuzi është nën kontrollin tonë, nëse SHBA bën gabim do kthehehet në varrezë

13 Maj 2026 | 11:33

Teherani ka rritur tonet ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se situata në rajonin strategjik të Ngushticës së Hormuzit është nën kontroll iranian.

“Fusha e betejës dhe Ngushtica e Hormuzit janë nën kontrollin tonë. Trump mund të ketë ndërmend të zbarkojë trupa në ishullin iranian Kharg, por ne nuk do të lejojmë që as një grimcë pluhuri të nxirret nga vendi ynë”, deklaroi zëvendëskomandanti i Marinës së Gardës Revolucionare, Saeed Siahsarani, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA.

Ai shtoi se kalimi i anijeve cisternë në Ngushtica e Hormuzit nuk mund të bëhet pa miratimin e Iranit, duke paralajmëruar pasoja në rast përshkallëzimi.

“Nëse SHBA-të dhe Trump bëjnë një gabim, ne do ta shndërrojmë Gjirin Persik në varrezën më të madhe ujore për forcat amerikane”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa rajoni i Teheran mbetet në qendër të zhvillimeve diplomatike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026