Turqi, ligji “Atdheu Blu” do miratohet në qershor

13 Maj 2026 | 14:30

AKP po përgatit një projektligj të pavarur brenda kuadrit të doktrinës “Atdheu Blu” me qëllim “sigurimin ligjor të të drejtave dhe interesave të Turqisë në Detin e Zi, Mesdhe dhe Egje”, thanë burime në partinë në pushtet, AKP, për mediat turke, citon Kathimerini.

Media greke shkruan se sipas burimeve të AKP-së, ka filluar puna për një rregullore legjislative gjithëpërfshirëse që do të “mbrojë të drejtat sovrane të Turqisë në zonat e saj të juridiksionit detar” dhe do të përcaktojë standardet në lidhje me ujërat ndërkombëtare.

Siç raportojnë burimet, “me propozimin (ligjor) që po përgatitet, çështjet që më parë rregulloheshin nga ligje të ndryshme ose ishin në një “vakum” ligjor do të bashkohen nën një “çati” të vetme për të siguruar unitetin ligjor”.

Brenda kuadrit të rregullores, kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) dhe të shelfit kontinental, të cilët përbëjnë kufijtë detarë të Turqisë, do të rregullohen përmes një ligji bazë.

Ky projektligj do të sqarojë standardet ligjore që Turqia do të zbatojë brenda zonave të juridiksionit të saj dhe do të mbrojë zonat detare që shtrihen në ujërat ndërkombëtare.

“Zonat gri do të përcaktohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”

Siç raportojnë të njëjtat burime, projektligji që u përgatit shqyrton gjithashtu statusin ligjor të ishujve, ishujve të vegjël dhe ishujve shkëmborë që quhen “zona gri” dhe që herë pas here shkaktojnë tensione midis Turqisë dhe Greqisë, veçanërisht në Detin Egje.

Përkufizimi dhe statusi i këtyre tipareve gjeografike do të përfshihen në “Ligjin e Atdheut Blu” brenda kuadrit të parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit.

Projektligji, i cili do ta bëjë doktrinën “Atdheu Blu” pjesë të ligjit të brendshëm, është planifikuar t’i paraqitet Presidencës së Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke pas festës së Kurban Bajramit”, përfundojnë ata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026