Të shtëna me armë brenda Senatit në Filipine, ushtria rrethon zonën
Dhjetëra të shtëna me armë zjarri u dëgjuan brenda Senatit të Filipineve ndërsa autoritetet u bënë thirrje atyre që ishin brenda të strehoheshin. Incidenti erdhi si prelud i një përpjekjeje për arrestimin e senatorit Ronald de la Rosa, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJPN).
Nuk është e qartë se çfarë ndodhi saktësisht ose kush qëlloi. Më shumë se 10 ushtarakë me uniforma kamuflazh kishin mbërritur më herët në ndërtesën e Senatit, disa prej të cilëve mbanin armë automatike.
Ronald de la Rosa, një ish-shef policie i cili udhëhoqi “luftën e përgjakshme kundër drogës” të ish-presidentit filipinas Rodrigo Duterte, tha sot se arrestimi i tij është çështje kohe dhe u bëri thirrje njerëzve të mobilizohen për të parandaluar ekstradimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
De la Rosa, i cili është mbyllur në zyrën e tij në kongres që nga e hëna, u bëri thirrje qytetarëve të dalin përpara dhe të parandalojnë arrestimin e tij, duke thënë se autoritetet e zbatimit të ligjit janë duke u përgatitur për të ekzekutuar një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
“Ju bëj thirrje, shpresoj se mund të më ndihmoni. Mos lejoni që një tjetër filipinas të çohet në Hagë”, tha De la Rosa në një video që postoi në Facebook nga zyra e tij në Senat.
Senatori ishte oficeri më i lartë i Duterte-s, përgjegjës për një goditje që vrau mijëra të dyshuar për trafikantë droge, me grupet e të drejtave të njeriut që akuzojnë policinë për vrasje sistematike dhe mbulim të krimeve . Policia i hedh poshtë akuzat dhe thotë se më shumë se 6,000 të vrarë në operacionet kundër drogës ishin të gjithë të armatosur dhe i rezistuan arrestimit.
Aktivistët thonë se numri i vërtetë i të vdekurve mund të mos dihet kurrë.
Senati ishte i ruajtur me shumë roje sot, me një kordon policor në vend, ndërsa protestuesit u mblodhën, disa prej të cilëve kërkonin arrestimin e De la Rosa, i njohur më mirë në Filipine si “Bato” ose “shkëmbi”.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq