SHBA premton ndihmë të re humanitare për OKB-në: Duhet të përputhen me interesat e Trumpit

14 Maj 2026 | 22:13

Zyrtari më i lartë i ndihmës në Departamentin amerikan të Shtetit tha të enjten se 1.8 miliardë dollarë ndihmë e re humanitare do të ofrohet nga SHBA-të ndaj Kombeve të Bashkuara dhe se do të përdoret në përputhje me interesat e politikës së jashtme të administratës Trump.

Premtimi i ri i financimit erdhi përveç 2 miliardë dollarëve në financim që SHBA- të njoftuan në dhjetor sipas një mekanizmi të ri të projektuar për ta bërë financimin dhe shpërndarjen e ndihmës më efikase dhe për të rritur llogaridhënien, pasi SHBA-të dhe vendet e tjera të zhvilluara kanë ulur shpenzimet e ndihmës.

Jeremy Lewin tha se 92% e ndihmës amerikane të ofruar përmes mekanizmit ishte “hiper-prioritizuar” në ndihmën shpëtimtare dhe kjo do të vazhdonte.

Kjo do të thoshte që financimi nga Uashingtoni, donatori më i madh i vetëm për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), nuk do të shkonte në vende të caktuara ku interesat e SHBA-së nuk përputhen me prioritetet e OCHA-s.

Lewin shtoi se financimi përmes OCHA-s nuk ishte i gjithë fondi që SHBA-të japin për kauza humanitare jashtë shtetit.

Shefi i OCHA-s, Tom Fletcher, duke folur së bashku me Lewin, tha se OKB-ja po ruante parimet e saj të neutralitetit dhe paanshmërisë, ndërsa reformonte sistemin e saj humanitar për një kohë kur fondet janë në rënie dhe 300 milionë njerëz në mbarë botën kanë nevojë për mbështetje.

Përpara njoftimit të fundit të SHBA-së, OCHA kishte mbledhur 7.38 miliardë dollarë nga 65 shtete anëtare drejt qëllimit të saj për të mbledhur 23 miliardë dollarë për këtë vit, tha ai.

Përveç angazhimit të saj humanitar, Uashingtoni i detyrohet rreth 4 miliardë dollarë OKB-së, duke përfshirë 2.4 miliardë dollarë për misionet paqeruajtëse aktuale dhe të kaluara, 43.6 milionë dollarë për gjykatat e OKB-së dhe pjesën tjetër në buxhetin e rregullt të organizatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026