BE dhe NATO me plan 100 miliardë euro për krijimin e “Schengenit ushtarak”

15 Maj 2026 | 09:48

Bashkimi Evropian dhe NATO po avancojnë me një projekt të madh infrastrukturor me vlerë 100 miliardë euro, që synon krijimin e një zone të posaçme për lëvizjen e shpejtë të trupave dhe pajisjeve ushtarake në të gjithë Evropën.

Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas, gjatë një konference të zhvilluar në Athinë.

Sipas tij, projekti parashikon ndërtimin dhe përforcimin e rreth 500 pikave strategjike në vende të ndryshme të Evropës, me qëllim lehtësimin e mobilitetit ushtarak. Punimet pritet të realizohen brenda tre deri në katër viteve të ardhshme.

Tzitzikostas theksoi se kjo nismë do të ulë ndjeshëm kohën e nevojshme për transportimin e trupave dhe pajisjeve nga një shtet në tjetrin, si në kuadër të stërvitjeve ushtarake, ashtu edhe në raste emergjencash.

Ai bëri të ditur gjithashtu se BE-ja po punon për krijimin e një rezerve të përbashkët pajisjesh ushtarake, e ngjashme me mekanizmin evropian të mbrojtjes civile, ku shtetet anëtare bashkojnë kapacitetet për përballimin e krizave.

“Rregullorja do të jetë gati deri në vitin 2027, ndërsa infrastruktura pritet të përfundojë në fillim të vitit 2030,” deklaroi komisioneri evropian.

Gjatë konferencës, Tzitzikostas foli edhe për sezonin turistik veror, duke u shprehur optimist pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, të cilat kanë sjellë ndërprerje fluturimesh dhe rritje të çmimeve të karburantit.

Ai siguroi se turistët mund të planifikojnë pushimet verore në Evropë pa shqetësime, pasi furnizimi me karburant për avionët mbetet i garantuar.

“Nuk ka asnjë sinjal për mungesë karburanti për avionët,” u shpreh ai, duke shtuar se pjesa më e madhe e karburantit prodhohet brenda Bashkimit Evropian dhe se blloku disponon rezerva të mjaftueshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026