Selami Xhepa: Borxhi publik i Shqipërisë arrin në 10 miliardë euro

24 Qershor 2021 | 16:29

Shqipëria mund të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare rreth 500 milionë euro brenda këtij viti. Ky do të jetë eurobondi i pestë dhe prej vitit 2010, qeveria ka marrë rreth 2.4 miliardë euro hua.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Selami Xhepa thotë se marrja e huasë është e parashikuar në buxhetin e vitit 2021, që sipas tij ishte mjaft euforik. Një pjesë e këtyre parave do të shkojë për të shlyer borxhin e maturuar dhe një pjesë tjetër për nevoja të tjera.

“Është Parlamenti që cakton tavanin e borxhit publik dhe qeveria menaxhon brenda këtyre kufijve. Sot Shqipëria ka një borxh publik prej 10 miliardë euro dhe gati gjysma e këtij borxhi është në monedhë të huaj, borxh i jashtëm”, u shpreh z. Xhepa.

Eksperti për ekonominë thekson se interesi nga eurobondi mund të jetë i ulët, por borxhi i jashtëm paraqet disa rreziqe shtesë në krahasim me borxhin publik vendas.

“Kostoja e borxhit mund të ndryshojë në të ardhmen, pavarësisht se norma e interesit sot është e ulët, por presionet e inflacionit nuk do të vonojnë, ndoshta duke filluar që nga viti i ardhshëm. Borxhi i brendshëm pavarësisht se mund të ketë një kosto më të lartë, paraja mbetet po brenda vendit pasi është sistemi financiar i brendshëm që e financon”, tha z. Xhepa.

Ai shtoi se qeveria paguan rreth 500 milionë euro çdo vit, vetëm për shlyerjen e borxhit publik dhe sipas tij Shqipëria ka “arritur në kufijtë ku nga pikëpamja strukturore, borxhi publik do të ishte më mirë që të ishte në monedhën vendase”.

LEXONI GJITHASHTU:

Qeveria kërkon 500 mln euro borxh, financat përgatiten për eurobondin e pestë

Shqipëria e fundit në Europë për konsumin dhe të ardhurat për frymë, thotë Eurostat

Eurobondi 650 mln euro, Dorian Teliti: Qeveria dështoi, paratë s’do shpenzohen për qytetarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026