Raporti i BE-së: Rritet rreziku për terrorist nga Irani, Afganistani dhe Rusia

15 Maj 2026 | 20:40

Një vlerësim për kërcënim i Bashkimit Evropian, sipas Radio Evropa e Lirë, paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë.

Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh. Ky vlerësim i bën jehonë një vlerësimi të EUROPOL-it – agjencisë për zbatimin e ligjit të bllokut evropian – që në mars e përshkroi kërcënimin nga terrorizmi si “akut”.

Dokumenti prej 23-faqesh – që është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut – kryesisht mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025, në vend se kërcënimet që janë të lidhura me luftën aktuale në Iran.

Pavarësisht kësaj, vlerësimi prapë se prapë paralajmëron se “përshkallëzimi” në Iran ka rritur “shqetësime shtesë, sikurse mundësia e aktivizimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve apo celulave të fjetura për të kryer sulme hakmarrëse terroriste brenda Evropës”, veçmas në shtete “me popullsi të madhe apo të konsiderueshme hebraike dhe komunitete myslimane”.

Në Afganistan, ky vlerësim, që ka rrjedhur në media, paralajmëron se Shteti Islamik-Korasan, një degë rajonale e grupit ekstremist, është “një prej kërcënimeve kryesore të jashtme” ndaj kontinentit, duke shtuar se grupi “vazhdon të jetë aktiv, përfshirë përmes përhapjes së propagandës online, duke shënjestruar veçmas të rinjtë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026