Parlamenti Evropian miraton rregullat e reja të BE-së për investimet e huaja
Parlamenti Europian votoi për rregullat e reja për investimet e huaja direkte, të dakordësuara përkohësisht në dhjetor me bashkëlegjislaturën e tij, Këshillin e BE-së, i cili përfaqëson vendet e BE-së.
Legjislacioni i ri duhet të miratohet zyrtarisht nga Këshilli përpara se të hyjë në fuqi 18 muaj më vonë. Pasi të miratohet, vendet e BE-së do të duhet të shqyrtojnë investimet në sektorë të ndjeshëm siç janë mbrojtja, mallrat me përdorim të dyfishtë dhe teknologjitë kritike.
Në mënyrë specifike, këto përfshijnë: inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike dhe gjysmëpërçuesit; lëndët e para; entitetet në hapësirën ajrore, energjinë, transportin dhe infrastrukturën dixhitale; entitetet e sistemit financiar; dhe infrastrukturën zgjedhore, siç janë bazat e të dhënave të regjistrimit dhe sistemet e votimit.
Rregullat e rishikuara zgjerojnë fushëveprimin përtej Investimeve të Huaja Direkte për të përfshirë investimet brenda BE-së nga kompanitë që në fund të fundit janë në pronësi të investitorëve të vendeve të treta dhe përmirësojnë parametrat e shqyrtimit në të gjithë bllokun tregtar me 27 vende në mënyrë që t’u ofrojnë më shumë siguri investitorëve.
“Me këtë tekst, po mbyllim një kapitull të naivitetit evropian. Disa shtete të huaja po kërkojnë të na dobësojnë. Po ia kthejmë faqen verbërisë së qëllimshme të shteteve anëtare që u lejoi aktorëve të huaj të merrnin kontrollin e sektorëve të ndjeshëm të ekonomisë sonë. Por puna jonë për investimet e huaja nuk ka mbaruar – lufta për pavarësinë dhe sovranitetin e Evropës vazhdon, tani me Aktin e propozuar të Përshpejtuesit Industrial”, tha në një deklaratë Raphael Glucksmann, ligjvënësi i BE-së që drejtoi dosjen.
Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Netanyahu: Nuk bie gjithmonë dakord me Trump. Lufta nuk ka mbaruar
Irani dhe SHBA drejt marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit? Teherani propozon tarifa për anijet pas 60 ditësh
Gjermania thirrje Iranit dhe Izraelit: Shmangni përshkallëzimin e ri në Liban
- 22:46 Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Netanyahu: Nuk bie gjithmonë dakord me Trump. Lufta nuk ka mbaruar
- 22:45 VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
- 22:36 Australia triumfon ndaj Turqisë me dy gola në Vancouver dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D
- 22:34 Show suedez në Botëror: 5 gola ndaj Tunizisë, Diallo i jep fitoren Bregut të Fildishtë
- 22:33 Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, sytë te Yamal dhe përballja De Bruyne-Salah
- 22:32 Pushimet për hidratim, kush fiton e kush humbet nga kjo risi e Botërorit?