Komisonieri Dombrovskis: Zgjatja e heqjes së sanksioneve ruse tregon se G7 nuk bie dakord për gjithçka

19 Maj 2026 | 15:34

Komisioneri i ekonomisë i BE-së, Valdis Dombrovskis këtë të marte ka deklaruar se vendet anëtare të G7 nuk bien dakord për gjithçka, siç tregon zgjatja e heqjes dorë nga sanksionet ruse. Ai ndër të tjera ka duke kritikuar zgjatjen.

“G7 është një forum për bashkëpunim dhe diskutim midis aleatëve me të njëjtat mendje. Por ne nuk jemi gjithmonë 100% të dakorduar për gjithçka, dhe kjo është për fat të keq një nga ato tema”, tha ai duke iu referuar zgjatjes së heqjes dorë.

Megjithatë, ai vlerësoi deklaratën e përbashkët pas takimit të G7 dhe tha se ishte një rezultat i suksesshëm i takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore.

Dombrovskis tha se mori siguri nga Shtetet e Bashkuara se bankat evropiane gradualisht do të kenë akses në modelin e inteligjencës artificiale Mythos të Anthropic, edhe nëse SHBA-të e mbajnë atë nën kontroll të rreptë.

“Sepse është padyshim e rëndësishme që ky model të mos përfundojë në duar të gabuara”, tha ai.

Presidentja e bankës qendrore, Christine Lagarde, tha në fillim të këtij muaji se BQE-ja po studion mbrojtjet kundër sulmeve kibernetike të udhëhequra nga Mythos, megjithëse është në disavantazh për shkak të mungesës së aksesit në model.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Netanyahu: Nuk bie gjithmonë dakord me Trump. Lufta nuk ka mbaruar

Disa orë pasi pothuajse çdo zyrtar tjetër izraelit foli për memorandumin e mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit, kryeministri Benjamin Netanyahu ka reaguar. Netanyahu tha se...
22:46 | 15/06/2026

Irani dhe SHBA drejt marrëveshjes për Ngushticën e Hormuzit? Teherani propozon tarifa për anijet pas 60 ditësh

Irani ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara për rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit, duke vendosur si kusht aplikimin e tarifave të veçanta për...
22:29 | 15/06/2026

Gjermania thirrje Iranit dhe Izraelit: Shmangni përshkallëzimin e ri në Liban

Gjermania i bëri thirrje të hënën Iranit dhe Izraelit që të parandalojnë një përshkallëzim të ri në Liban dhe të shfrytëzojnë momentin e krijuar nga...
22:28 | 15/06/2026