Presidenti Aoun: Tërheqja e plotë e Izraelit nga Libani mbetet kërkesë e palëkundur kombëtare

25 Maj 2026 | 08:21

Presidenti libanez, Joseph Aoun ka lëshuar një deklaratë me rastin e Ditës së Rezistencës dhe Çlirimit, e cila shënon datën në vitin 2000 kur Izraeli i dha fund pushtimit 22-vjeçar të Libanit jugor.

Aoun vuri në dukje se përkujtimi i këtij viti vjen në mes të pushtimit të vazhdueshëm të fshatrave libaneze jugore nga Izraeli dhe sulmeve vdekjeprurëse.

“Rruga drejt një tërheqjeje të plotë izraelite mbetet një kërkesë e palëkundur kombëtare, një kërkesë që shteti libanez po punon për ta arritur përmes negociatave”, tha ai.

“Këto negociata nuk do të jenë lëshime apo dorëzime, por më tepër një riafirmim i së drejtës ekskluzive të Libanit për të mbrojtur tokën dhe sovranitetin e tij dhe për të zgjeruar autoritetin e tij përmes ushtrisë dhe forcave legjitime të sigurisë”, shtoi ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026