“200 mijë protestues në Beograd”, Miketiç: Vuçiç u zemërua, nxori në rrugë huliganët

25 Maj 2026 | 10:27

Në një lidhje live nga Beogradi për Euronews Albania, me Esmeralda Mulaj, politikani Djordje Miketiç u shpreh se protesta e së shtunës në Serbi ishte një nga më të mëdhatë që nga rrëzimi i Millosheviçit.

Ai tha se rreth 200 mijë persona u mblodhën në këtë protestë dhe se ishte një protestë paqësore, pavarësisht se pati disa arrestime dhe të lënduar.

“Ishin rreth 200 mijë persona në Beograd, ishte një protestë e mrekullueshme, shumë paqësore dhe shumë njerëz dolën nga shtëpitë dhe u bashkuan me të.

Çfarëdo që të jetë duke ndodhur në Serbi dhe gjërat e këqija që po ndodhin me regjimin, qytetarët janë të lodhur me regjimin.

Më vonë pati disa incidente në Beograd të nxitura nga regjimi përmes disa huliganëve që janë marioneta të tij dhe u përpoqën që përmes akteve të dhunës të zbehin rëndësinë e kësaj proteste.

Pati disa arrestime, disa persona të lënduar, por ajo që duhet të kemi parasysh është pjesëmarrja e madhe prej 200 mijë personash, ndër më të mëdhatë, në mos më e madhja në Serbi që nga rrëzimi i Millosheviçit”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit

Ndërsa shumica e zyrtarëve evropianë munguan në ceremoninë mortore të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, Serbia dërgoi në Teheran ministrin Boris Bratina si të...
19:38 | 06/07/2026

Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliç, u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore t’i zbardhin menjëherë të gjitha rrethanat lidhur me vendosjen e posterëve me përmbajtje...
18:35 | 06/07/2026